
IRAN- Parlamenti iranian ka votuar në mbështetje të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më kritike të tranzitit të naftës në botë, sipas raportimeve të mediave vendase.
Megjithatë, çdo vendim përfundimtar për hakmarrje do të mbetet në dorë të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të vendit dhe udhëheqësit Ajatollah Ali Khamenei. Vota në parlament thjesht e këshillon atë.
"Parlamenti ka arritur në përfundimin se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar në këtë drejtim i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare", njoftoi të dielën Komandanti i Gardës Revolucionare Ismail Kowsari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit, sipas Al Arabiya dhe Jerusalem Post.
Votimi u zhvillua të dielën pas Operacionit Amerikan "Midnight Hammer", në të cilin shtatë bombardues të fshehtë B2 fluturuan në Iran dhe hodhën 14 bomba Massive Ordinance Penetrator (MOP) në dy nga centralet bërthamore të Iranit, përfshirë centralin Fordow. Një central i tretë u godit me raketa lundrimi Tomahawk të lëshuara nga nëndetëset.
-
DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
19 Qershor, 22:20 -
Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
19 Qershor, 08:36
Presidenti Donald Trump tha se objektet ishin shkatërruar nga operacioni amerikan, i cili përfshinte gjithsej 125 avionë në një operacion që zgjati 25 minuta për t'u përfunduar. Megjithatë, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Trump, Gjenerali Dan Caine, tha të dielën se do të duhet pak kohë për të vlerësuar shkallën e plotë të dëmit në vende.
Bombat MOP të përdorura për të goditu objektet bërthamore nuk ishin vendosur kurrë në një skenar luftimi nga SHBA./ZËRI