Bota

Albin Kurti: SHBA janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur

Kurti thotë se Kosova është përkrah SHBA.

f.g
Albin Kurti: SHBA janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur
Albin Kurti

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur qartë mbështetjen ndaj SHBA-ve pas ndërhyrjes amerikane në Iran. Kurti thotë se bota nuk ka nevojë për më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik njerëzimin. Në një postim në Facebook, Kurti thotë se Kosova është përkrah SHBA.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.

Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare. ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur,” shkruan ai.

Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB