Bota

“Oferta” e Kurtit për PDK-në: I ofron postin e kryetarit të Kuvendit, kërkon mbështetje për Presidentin (LETRA)

Kurti shprehet se respekton qëndrimin e PDK-së për të qëndruar në opozitë, por thekson se konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e presidentit janë procese që kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha forcave politike. 

zh.ll
“Oferta” e Kurtit për PDK-në: I ofron postin e kryetarit
hamza-kurti (letra)

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në prag të përfundimit të afatit të konstituimit të Kuvendit mesnatën e sotme. 

Në letër, Kurti i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të mbështetjes për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Kurti shprehet se respekton qëndrimin e PDK-së për të qëndruar në opozitë, por thekson se konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e presidentit janë procese që kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha forcave politike. 

Përmes letrës, Kurti nënvizon se 'kontributi real' PDK-së mund të jetë pikërisht te zgjedhja e presidentit, në mënyrë që sipas tij, të shmangen zgjedhjet e panevojshme.

Letra:

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza

Ju faleminderit për përgjigjen e sotme. Më duhet ta pranoj se nuk po e kuptoj pse të mos takohemi dhe t’i bisedojmë shumë gjëra shtruar për hir të institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve. Komunikimi ynë duhet të jetë politik e kolegjial nga afër dhe jo vetëm zyrtar e me letra nga larg. Sidoqoftë, unë po i përgjigjem qëndrimit që keni shprehur ju në letrën e sotme.

E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Mirëpo, edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhjen e Presidentit/es të ri/e duhet ta bëjmë të gjithë bashkë siç e kërkon kushtetutshmëria tek e cila u betuam si deputetë të rinj dje. Ju letrën e përmbyllni duke thënë se “PDK do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kontributi i juaj në këtë pikë është veçse propozimi i emrit për nënkryetar nga partia juaj i/e cili/a zgjidhet vetëm pasi të votojmë edhe ne për të. Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e Presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit.

“Oferta” e Kurtit për PDK-në: I ofron postin e kryetarit

“Oferta” e Kurtit për PDK-në: I ofron postin e kryetarit
letra
Poll

MOS HUMB