Bota

Para skadimit të afatit/ PDK, LDK dhe AAK mblidhen në Kuvend, kërkojnë sonte seancën konstituive

Sipas LDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit rrezikon ta çojë Kosovën në një situatë të paqartë kushtetuese. Edhe AAK-ja ka akuzuar LVV-në për shkelje të rendit kushtetues. 

zh.ll
Para skadimit të afatit/ PDK, LDK dhe AAK mblidhen në Kuvend,
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Pak orë para përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së 11-të, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë mbledhur në Kuvend.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që të thërrasë sonte vazhdimin e seancës konstituive, në mënyrë që procesi të përmbyllet brenda afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas LDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit rrezikon ta çojë Kosovën në një situatë të paqartë kushtetuese. Edhe AAK-ja ka akuzuar LVV-në për shkelje të rendit kushtetues. 

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në mesnatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB