Bota

"Në ankth për vendimin"/ Kurti për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin: Asnjë gjykatë s'mund ta njollosë UÇK-në (VIDEO)

Ai deklaroi se qëndrimi i qeverisë që drejton mbetet i pandryshuar dhe i qartë për këtë çështje, ndërsa shtoi se asnjë gjykatë nuk mund ta njollisë UÇK-në.

zh.ll
"Në ankth për vendimin"/ Kurti për Thaçin,
ish-kreret e uck-albin kurti

KOSOVË- Gjatë seancës së sotme të jashtëzkonshme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij me gjyqin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Nga foltorja e Kuvendit, pak para se të prezantonte emrat e kabinetit të ri qeveritar, Kurti u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për lirinë e vendit. Ai deklaroi se qëndrimi i qeverisë që drejton mbetet i pandryshuar dhe i qartë për këtë çështje, ndërsa shtoi se asnjë gjykatë nuk mund ta njollisë UÇK-në.

"Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje të vërtetës historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullatës civile. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në", tha Kurti.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërsa Prokuroria i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar. Sipas aktakuzës, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi edhe për veprimet e personave nën komandën e tyre. Gjatë procesit gjyqësor janë shqyrtuar qindra prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë nga të dyja palët./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB