Bota

A po përhapet murtaja pas vdekjes së laborantes në Rusi? Çfarë deklaron OKB

Punonjësha e laboratorit u sëmur dhe vdiq në rrethana të pazbuluara më 2 tetor, duke bërë që autoritetet të karantinojnë rreth 200 persona dhe duke nxitur frikën për shëndetin publik në mediat sociale.

zh.ll
A po përhapet murtaja pas vdekjes së laborantes në Rusi?
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi pneumoninë që vrau një punonjësen e laboratorit në një institut rus të kërkimit të murtajës dhe se nuk është regjistruar asnjë rast i murtajës.

Rregullatori shtetëror i shëndetësisë i Rusisë i tha OBSH-së se testet e punëtores dhe personave që kishin qenë në kontakt me të rezultuan negative për patogjenët e rrezikshëm për të cilët u testuan, tha agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara në një deklaratë të shtunën.

Kontaktet e saj ende nuk shfaqën simptoma dhe nuk ishin gjetur raste të tjera të lidhura me pneumoni të rëndë, shtoi OBSH-ja.

“Bazuar në informacionin e dhënë… OBSH-ja nuk ka identifikuar prova të transmetimit të vazhdueshëm të lidhur me këtë ngjarje. Një pasiguri kryesore mbetet mungesa e një diagnoze të konfirmuar tek punonjësi i ndjerë i laboratorit”, tha ajo.

Çfarë ndodhi?

Punonjësha e laboratorit u sëmur dhe vdiq në rrethana të pazbuluara më 2 tetor, duke bërë që autoritetet të karantinojnë rreth 200 persona dhe duke nxitur frikën për shëndetin publik në mediat sociale.

Mediat ruse e identifikuan atë si Darya Shipilova, një teknike laboratori 28-vjeçare në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk të Siberisë dhe Lindjes së Largët, në rajonin siberian të Irkutskut.

Murtaja pneumonike, një infeksion i mushkërive i shkaktuar nga bakteri Yersinia pestis, i cili zakonisht gjendet te gjitarët e vegjël dhe pleshtat e tyre, u dyshua që në fillim.

Guvernatori i Buryatia-s fqinje tha se gruaja kishte “vdekur, ndoshta nga murtaja”. Agjencia ruse e shëndetësisë, Rospotrebnadzor, tha se asaj i ishte diagnostikuar “pneumoni me etiologji të panjohur”.

Autoritetet ruse thanë se 28-vjeçarja ishte vaksinuar siç duhet dhe se në trupin e saj nuk u gjetën mikroorganizma të lidhur me punën e saj. Ata thonë se testet pas vdekjes nuk zbuluan murtajë.

Të enjten, Rusia tha se kishte përfunduar kontrollet shëndetësore të të gjitha kontakteve të saj dhe i kishte dhënë OBSH-së të gjithë informacionin. Një zyrtar lokal tha më 6 tetor se 60 përqind e atyre që ishin vendosur në karantinë ishin liruar tashmë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i kërkoi Rusisë të mërkurën të përgjigjet ndaj raporteve të medias për një punonjës të dytë me pneumoni me shkak të papërcaktuar. Rusia i hodhi poshtë raportet si "informacion të rremë".

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje gjithashtu Rusisë për transparencë.

Zyrtarët globalë të shëndetësisë kanë qenë jashtëzakonisht të vëmendshëm ndaj rasteve vdekjeprurëse të pneumonisë me shkak të panjohur që nga pandemia COVID-19, e cila filloi me një grup sëmundjesh fatale të frymëmarrjes që përhapeshin me shpejtësi në Kinë. Shkaku i rasteve individuale të pneumonisë shpesh nuk mund të përcaktohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB