TIRANË- Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë shprehur mbështetjen për Erjon Vishkullin, i cili mbeti me dëmtim në sy gjatë protestave studentore, përmes një banderole të madhe të shpalosur në stadium.
Mes atmosferës së ndeshjes tifozët kanë zgjedhur ta kthejnë vëmendjen edhe te ngjarja e ndodhur gjatë protestave duke përcjellë një mesazh solidariteti për të riun.
Vishkulli u dëmtua në sy gjatë përplasjeve me policinë në protestat studentore, ndërsa rasti i tij u bë pjesë e diskutimeve mbi ndërhyrjen e efektivëve dhe pasojat e përdorimit të forcës gjatë tubimeve.
Banderola e shpalosur në stadium është një tjetër shenjë mbështetjeje për të riun, këtë herë nga tifozët e Kombëtares./ZËRI