Aktualitet

Avokati i Popullit në Këshillin për të Drejtat e Fëmijëve: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protesta

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve Shabani bëri të ditur se janë konstatuar raste kur të miturit nuk janë mbajtur në ambiente të veçuara jan marrë në pyetje pa praninë e prindërve apo psikologëve dhe jashtë orarit të parashikuar nga ligji.

M.K.
Avokati i Popullit në Këshillin për të Drejtat e
avokati i popullit endri shabani

TIRANË-  Avokati i Popullit Endrit Shabani ka ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të të miturve të ndaluar gjatë protestave duke i kërkuar Policisë së Shtetit të garantojë respektimin e të drejtave të tyre dhe të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve Shabani bëri të ditur se janë konstatuar raste kur të miturit nuk janë mbajtur në ambiente të veçuara jan marrë në pyetje pa praninë e prindërve apo psikologëve dhe jashtë orarit të parashikuar nga ligji.

Ai theksoi gjithashtu se në komisariate janë konstatuar të mitur me shenja dhune të cilat nuk ishin ekzaminuar.

“Këto shkelje duhet të adresohen duke nxjerrë përgjegjësit dhe duke marrë masa që të mos përsëriten më” deklaroi Shabani duke përshëndetur reagimin e Policisë pas raporteve të institucionit.

Në fjalën e tij Avokati i Popullit nënvizoi se forca e policisë duhet të shoqërohet gjithmonë me respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve.

“Kjo betejë mes dhunës së rrugës dhe forcës së shtetit në nivel afatshkurtër mund të fitohet me forcë, por në nivel afatgjatë fitohet vetëm me legjitimitet, dhe për këtë forca duhet të jetë e domosdoshme dhe proporcionale” u shpreh Endrit Shabani./ZËRI

MOS HUMB