TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë. Rama u ka dhënë porosi socialistëve që të mos largojnë asnjë punonjës nga puna në bashki, në një kohë kur PS ka nisur organizimin për garën e ardhshme elektorale.
Mësohet se kreu i qeverisë u ka kërkuar socialistëve të zbresin në terren dhe të punojnë për zgjedhjet, duke theksuar se nuk duhet të heqin asnjë punonjës nga puna gjatë kësaj kohe. Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialiste do të rikthejë drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 10 maj, duke deklaruar se në këtë datë PS do ta ketë sërish në drejtim bashkinë e kryeqytetit.