VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Kotë të Bashkisë Selenicë, duke shkaktuar shqetësim për banorët e zonës pasi flakët janë afruar pranë banesave.
Situata ka vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse me efektivë dhe mjete nga Vlora që kanë mbërritur në terren për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbajtur flakët larg zonës së banuar.
Ndërhyrja vijon në përpjekje për të izoluar vatrën, ndërsa për momentin nuk raportohet për dëme në banesa.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Puna në terren po vijon, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse./ZËRI