Aktualitet

Zjarr në Dukat! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shfaqja e njëkohshme e flakëve ka ngritur dyshime për një zjarrvënie  të qëllimshme, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

M.K.
Zjarr në Dukat! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
foto i zjarrit nga fshati dukat

VLORË- Situatë alarmante është krijuar mbrëmjen e sotme në fshatin Dukat të Vlorës , ku disa vatra zjarri janë shfaqur pothuajse në të njëjtën kohë në kodrat e fshatit. Shfaqja e njëkohshme e flakëve ka ngritur dyshime për një zjarrvënie  të qëllimshme, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

Terreni i vështirë dhe i mbuluar me shkurre favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Për të ndihmuar në përballimin e situatës, disa banorë janë drejtuar vetë drejt zonës së përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje është nisur një automjet zjarrfikës, ndërsa po punohet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë shkaqet e rënies së zjarreve dhe nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet do të përcaktojnë edhe rrethanat se si janë krijuar vatrat e shumta në të njëjtën kohë.

Për momentin, banorët dhe forcat në terren vijojnë përpjekjet për mbajtjen nën kontroll të situatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB