Aktualitet

Përplasje mes Arjan Konomit dhe eskortës së Ramës në Vuno, gazetari u shoqërua në komisariat

Sipas informacionit të bërë publik nga Arjan Konomi, përplasja ka nisur pas parkimit të automjeteve të eskortës së kryeministrit në qendër të Vunoit.

M.K.

Përplasje mes Arjan Konomit dhe eskortës së Ramës në

VUNO- Një përplasje mes gazetarit dhe publicistit Arjan Konomi dhe pjesëtarëve të eskortës së kryeministrit Edi Rama raportohet të ketë ndodhur së fundmi në fshatin Vuno. Pas incidentit, Konomi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Himarës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas informacionit të bërë publik nga Arjan Konomi, përplasja ka nisur pas parkimit të automjeteve të eskortës së kryeministrit në qendër të Vunoit. Arjan Konomi, banor i fshatit Vuno, me mjetin celular ka filmuar parkimin dhe ka kërkuar që të zbatohej i njëjti standard për të gjithë.

Sipas deklaratës se Konomit, celulari i është marrë edhe videoja u fshi prej badigardëve, ku më pas situata u agravuar, duke sjellë një përplasje mes Konomit dhe pjesëtarëve të eskortës së kryeministrit. Më pas, gazetari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Himarës./ZËRI

Poll

MOS HUMB