HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me shkurre dhe bimësi në Llaman të Himarës.
Flakët kanë rënë pranë antenave, në zonën mes Llamanit dhe Himarës, ndërsa janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, duke u përhapur me shpejtësi në terren. Situata vijon të mbetet problematike për shkak të kushteve atmosferike, të cilat po favorizojnë përhapjen e zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndwrsa pperacioni për vënien nën kontroll të flakëve vijon./ZËRI