Aktualitet

GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen e ish-kryebashkiakut Elvis Roshi: T'i saktësohet akuza!

Më herët, gjykata i kishte dhënë mundësi prokurorisë për të korrigjuar mënyrën se si ishte ngritur akuza ndaj Roshit, por tashmë dosja është rikthyer sërish për veprime të mëtejshme hetimore.

zh.ll
GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen e ish-kryebashkiakut Elvis Roshi:
elvis roshi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimi u mor nga gjqytarja Rudina Palla, e cila pasi dëgjoi palët, kërkoi nga SPAK që të saktësojë akuzën. Më herët, gjykata i kishte dhënë mundësi prokurorisë për të korrigjuar mënyrën se si ishte ngritur akuza ndaj Roshit, por tashmë dosja është rikthyer sërish për veprime të mëtejshme hetimore.

Avokati mbrojtës Andi Skënderi ka pretenduar se gjetjet e prokurorisë, kohëzgjatja e hetimit dhe mënyra e finalizimit të akuzës nuk janë në përputhje me afatet dhe procedurat ligjore. Nga ana tjetër, Gjykata nuk i bëri publike detyrat e lëna për SPAK-un, ndërsa pritet që ato t’u komunikohen palëve pas zbardhjes së vendimit.

Në qershor të 2025, Roshi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e bashkisë së Kavajës. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative. 

Roshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur mbante postin e kryebashkiakut të Kavajës. Nga hetimet u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB