Aktualitet

Sinjali nxjerr 'zbuluar' autobusin! Bllokohen 110 litra verë e padeklaruar në portin e Durrësit

Shoferi i mjetit u dënua me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor

F.I

Sinjali nxjerr 'zbuluar' autobusin! Bllokohen 110 litra verë e

DURRËS-Administrata Doganore ka bllokuar rreth 110 litra verë të padeklaruar në Portin e Durrësit, gjatë kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës. Autobusi me verat e sekuestruara u përzgjodh për skanim pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit. Shoferi i mjetit u dënua me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor, ndërsa vera është sekuestruar.

Kontrollet vijnë në kuadër të masave të shtuara nga Dogana për të goditur mosdeklarimin e mallrave të akcizës, si dhe tentativat e evazorëve për të mos paguar detyrimet fiskale, përfshi edhe ato të zhdoganimit.

Sinjali nxjerr 'zbuluar' autobusin! Bllokohen 110 litra verë e

Sinjali nxjerr 'zbuluar' autobusin! Bllokohen 110 litra verë e

Sinjali nxjerr 'zbuluar' autobusin! Bllokohen 110 litra verë e

Sinjali nxjerr 'zbuluar' autobusin! Bllokohen 110 litra verë e

Njoftimi:

Bllokohen 110 litra verë e padeklaruar gjatë kontrollit doganor në Portin e Durrësit

Durrës, Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës, Administrata Doganore ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara gjatë kontrollit të një autobusi në Portin e Durrësit. Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit. Më pas, gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga strukturat e Antikontrabandës dhe Dega Doganore Durrës, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës.

Në zbatim të legjislacionit doganor në fuqi, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor. Malli është sekuestruar dhe magazinuar, ndërsa mjeti mbahet në pritje të përllogaritjes së detyrimeve përkatëse dhe përfundimit të procedurave administrative.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve dhe luftën kundër kontrabandës, me synim mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor.

Poll

MOS HUMB