Aktualitet

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Sipas informacioneve paraprake, një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

zh.ll
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes dy të rinjve, i cili ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është 22-vjeçari me inicialet M.K., banor i zonës, i cili është goditur me thikë nga një tjetër i ri, gjithashtu banor i kësaj lagjeje.

Pas plagosjes, 22-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB