Aktualitet

Shit-blerje votash në zgjedhjet e 2021, GJKKO dënon me shërbim prove 4 të pandehurit

GJKKO dënoi me 8 vite burg 4 të pandehurit, por asnjëri prej tyre nuk do të qëndrojë në qeli, pasi togat e zeza pezulluan dënimin dhe e konvertuan në shërbim prove për secilin.

zh.ll
Shit-blerje votash në zgjedhjet e 2021, GJKKO dënon me shërbim
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posacme shpalli vendimin për 4 të pandehur, të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit të vitit 2021. 

GJKKO dënoi me 8 vite burg 4 të pandehurit, por asnjëri prej tyre nuk do të qëndrojë në qeli, pasi togat e zeza pezulluan dënimin dhe e konvertuan në shërbim prove për secilin.

Ndoc Guri dhe Arben Kolaj akuzohen për 2 vepra penale, atë të shitjes e blerjes së votës, dhe përfundimisht janë dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burgim, që është konvertuar në 2 vite e 8 muaj shërbim prove për secilin.

Ndrekë Lera është dënuar për blerje votash dhe është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim, vendim i cili është pezulluar. Gjykata e vendosi atë në shërbim prove për një afat 4-vjeçar.

Ilir Sokoli u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje. Por, ndryshe nga të pandehurit e tjerë, për këtë të fundit gjykata vendosi konvertimin e dënimit në 120 orë punë në interes të komunitetit.

Hetimi i SPAK tregoi se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021 u përdor një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor. Sipas SPAK, bazuar në prova materiale dhe në përgjime telefonike, ku janë dokumentuar disa episode ku këta persona ofronin 50 euro në këmbim që persona të ndryshëm të votonin në favor të këtyre dy partive. Kjo skemë është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e tyre, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dalë në përfundimin se Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik. Nga përgjimet rezulton se Ndreke Lera ka blerë vota në bashkëpunim me Ilir Sokolin./ZËRI

Poll

MOS HUMB