Aktualitet

Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me "VIP-at", Pacolli dhe Dua Lipa 'të preferuarit'

Bashkëshorti që urdhëroi vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli, ka në profilin e tij në Fb foto me VIP-a si Rita Ora, Granit Xhaka, Dua Lipa, Albin Kurti, Behgjet Pacolli, Eric Trump, Dritan Abazoviç, Granit Xhaka.

D.XH
Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Rita Ora

PRISHTINË- Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, që dyshohet se ka porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli, duket se bënte një jetë luksoze. Në profilin e tij në rrjetet sociale nuk ka asnjë foto me bashkëshorten, ndërsa ka postuar foto me personalitete të ndryshme.

Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Ai ka në Facebook, foto me kreun e AKK-së Behgjet Pacolli, ndërsa një natë përpara krimit të tmerrshëm, Naim Murseli ka postuar një foto me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Orën.

Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Granit Xhaka
Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Dua Lipa

“Sonte në darkë me yllin tonë Rita Ora”, ka shkruar Murseli përbri fotos.

Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Rita Ora

Naim Murseli, i shkolluar në Suedi, ka në profilin e tij foto edhe me futbollistin me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe këngëtaren e njohur ndërkombëtarisht me origjinë nga Kosova, Dua Lipa. Ndërsa nuk mungojnë edhe foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me djalin e ish-presidentit amerikan Eric Trump, aktoren Olta Gixhari, ish-kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç etj. 

Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Murseli dhe Abazovic
Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Eric Trump
Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Olta Gixhari
Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me
Naim Murseli dhe Albin Kurti

Policia e Kosovës ka arrestuar sot bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin dhe Granit Plavën, si të dyshuar për vrasjen. Naim Murseli ka qenë këshilltar i kreut të AKR, Behgjet Pacolli. Granit Plava ka thënë në polici se ai ka ekzekutuar Liridonën, pasi Murseli e kishte paguar 30 mijë euro. Naim Murseli kishte pretenduar fillimisht se gjithçka ishte grabitje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB