Aktualitet

Pagoi që i afërmi t'i vriste gruan, kush është Naim Murseli? I shkolluar në Suedi, mik me Behgjet Pacollin

Për 30 mijë euro iu mor jeta 33-vjeçares, në sy të fëmijëve që ajo kishte sjellë në jetë me Naimin. E bindur se kishte gjetur dashurinë e jetës së saj.

k.m.
Pagoi që i afërmi t'i vriste gruan, kush është Naim
Naim Murseli

PRISHTINË- Naim Murseli dhe Granit Plava i morën jetën në lule të rinisë Liridonës. Të dy, të dyshuar për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, janë në prangat e Policisë së Shtetit. Për 30 mijë euro iu mor jeta 33-vjeçares, në sy të fëmijëve që ajo kishte sjellë në jetë me Naimin. E bindur se kishte gjetur dashurinë e jetës së saj. Por në fakt, kishte zgjedhur vetëm vrasësin e saj!

"Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim,"-kështu shkruante Caroline Crouch për bashkëshortin e saj, pilotin Babis Anagnostopulos, i cili e vrau pa mëshirë. Edhe Liridona me shumë gjasa, mendonte njësoj! 

Bashkëshorti i saj kishte kapur "majat". Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi.

Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze. Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naim Murseli, prej vitit 12 vitesh ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të, e solli në jetë 2 fëmijë. Gjithashtu, ai fillimisht u raportua të ketë qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, por një gjë e tillë është mohuar sot nga ish-shefi i stafit të Pacollit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj. Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale për shkak të njohurive që ka pasur në IT.

“Jemi te shokuar nga lajmi per vrasjen e rende te nje nene te re. Na Inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policise ka qene i menjehershem. Murseli ka qene nje djal i ri eshte bere pjese e stafit te gjere te z.Pacolli, por qe zyrtarisht nuk ka qene keshilltar i tij. E verteta eshte se ka qene asistent per rrjetet sociale per shkak te njohurive te IT qe ka pasur dhe i eshte dhene mundesia nga ish presidenti Pacolli. Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital,”- është shprehur Zyberaj.

Megjithatë Pacolli ka reaguar dy herë për ngjarjen, duke u shprehur se të dy, si Liridonën, si Naimin i njihte personalisht. Mesa duket të dy kanë qenë të angazhuar pranë "Aleanca Kosova e Re"./ZËRI

Poll

MOS HUMB