Aktualitet

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti/ Ministrja e Drejtësisë: Kriminelët do ndëshkohen

Haxhiu shkruan se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe se kriminelët do të shkojnë para drejtësisë. 

Zeri
Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti/ Ministrja e Drejtësisë:
Liridona dhe Naim Murseli

PRISHTINË- Minstrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu ka reaguar pak minuta më parë, pas arrestimit të Naim Murslit, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes Liridona Murseli e më pas ka tentuar të fshehë krimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu shkruan se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe se kriminelët do të shkojnë para drejtësisë. 

Albulena Haxhiu: Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB