Aktualitet

FOTO- Ky është vrasësi i Liridona Musliut, e vrau për 30 mijë euro para fëmijëve

Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe foton e tij. Plava është familjar i Naim Murselit, por në Polici ka treguar gjithçka duke shtuar se ishte paguar për vrasjen 30 mijë euro.

k.m.
FOTO- Ky është vrasësi i Liridona Musliut, e vrau për 30
Granit Plava, Liridona dhe Naim Murseli

PRISHTINË- Granit Plava është personi që është arrestuar së bashku me Naim Murselin, pasi të dy akuzohen për vrasjen e Liridonës, bashkëshortes së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit. Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe foton e tij. Plava është familjar i Naim Murselit, por në Polici ka treguar gjithçka duke shtuar se ishte paguar për vrasjen 30 mijë euro.

FOTO- Ky është vrasësi i Liridona Musliut, e vrau për 30
Granit Plava

Atij i është gjetur arma e zjarrit dhe mjeti i përdorur për vrasjen e 33-vjeçares. Të riun e tradhëtuan kamerat e sigurisë të vendosura në disa lagje të zonës ku banonin të gjithë. Madje gjithshtu, komunikimin e fundit në telefon e kishin me njëri-tjetrin fill para vrasjes.

Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje. E po ashtu, edhe pse nuk e sqaroi, pretendoi se vetë dhe 2 fëmijët ishin mirë dhe kishin mundur që të largoheshin nga vendi i krimit. Motivet e rastit mbeten ende të panjohura, ndaj edhe pritet dëshmia e vetë Murselit./ZËRI

Poll

MOS HUMB