Aktualitet

'Më pagoi Naimi 30 mijë euro'/ Zbulohet identiteti i 'killerit' të Liridona Murselit

Përveç bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit, në pranga ka përfunduar dhe bashkëpunëtori i tij në vrasje.

k.m.
'Më pagoi Naimi 30 mijë euro'/ Zbulohet identiteti i
Naim dhe Liridona Murseli

PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kosovë dy net më parë, kur ndodhi edhe vrasja e Liridona Murselit. Përveç bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit, në pranga ka përfunduar dhe bashkëpunëtori i tij në vrasje. Bëhet fjalë për Granit Plavës, i cili ka pranuar gjithçka para Policisë së Kosovës.

"U pagova nga Naimi për të kryer vrasjen. Më pagoi 30 mijë euro,"-ka rrëfyer ai. 

Naim Murseli dhe Granit Plava janë bashkëfshatarë me njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor. Nga dëshmia e Naim Murselit, dy grabitës kishin dalë përpara dhe e qëlluan për vdekje bashkëshorten e tij, por vetë ai dhe dy fëmijët e çiftit shpëtuan./ZËRI

Poll

MOS HUMB