Aktualitet

ME VIDEO- E vrau vetë të shoqen! Naim Murseli i shkoi sot edhe në varrim, u 'indinjua' nga gazetari

Naim Murseli ka pritur edhe të gjithë miqtë dhe dashamirët që kishin ardhur për t'i bërë nderimet e fundit viktimës.

k.m.
ME VIDEO- E vrau vetë të shoqen! Naim Murseli i shkoi sot edhe në
Naim dhe Liridona Murseli

PRISHTINË- Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Liridonën. Por të gjithë ngjarjen e shiti si një grabitje që përfundoi me vrasjen e 33-vjeçares. Por e fshehu për 2 ditë mënyrën sesi e kishte vrarë të shoqen e tij. Madje edhe sot ishte në funeralin e saj duke e përcjellë në banesën e fundit.

Po ashtu, ka pritur edhe të gjithë miqtë dhe dashamirët që kishin ardhur për t'i bërë nderimet e fundit viktimës.

Por gjithashtu në një moment tjetër, luajti edhe rolin e të indinjuarit. Në një momenti Naim Murseli dhe familjarët e viktimës larguan forcërisht një prej gazetarët nga ceremonia.

Nga afërsia e tij me familjarët e viktimës, duket se askush nuk dyshonte tek ai. Por ka qenë pikërisht personi me të cilin solli në jetë dy fëmijë, ai që do t'i merrte jetën Liridonës./ZËRI

Poll

MOS HUMB