Aktualitet

Ekzekutimi i Liridona Murselit, reagon Prokuroria e Prishtinës

Prokuroria e Prishtinës shprehet se të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit po merren në pyetje dhe se do të merren masa ndaj tyre.

D.XH
Ekzekutimi i Liridona Murselit, reagon Prokuroria e Prishtinës
Liridona Murseli

PRISHTINË – Prokuroria në Prishtinë ka reaguar, në lidhje me arrestimin e Naim Murselit dhe të Granit Plavës, të dyshuar si vrasës të Liridona Murselit. Në njoftimin e saj, Prokuroria shprehet se është sekuestruar edhe arma, me të cilën është kryer vrasja.

Prishtinë, 1 dhjetor 2023 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se të dyshuarit janë duke u marrë në pyetje dhe ndaj tyre priten të merren masa konkrete.

“Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtjme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, saktësohet në njoftim.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin dhe Granit Plavën, si të dyshuar për vrasjen. Naim Murseli ka qenë këshilltar i kreut të AKR, Behgjet Pacolli. Granit Plava ka thënë në polici se ai ka ekzekutuar Liridonën, pasi Murseli e kishte paguar 30 mijë euro. Naim Murseli kishte pretenduar fillimisht se gjithçka ishte grabitje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB