
GREQI-Pas vrasjes makabër nga partneri i shqiptares 41-vjeçare shtatzënë në Greqi, një reagim ka ardhur edhe nga ish-gruaja e 39-vjeçarit.
"E dija që sapo doli në media, e kishte bërë ai. Unë mendoj se ai e kishte planifikuar vrasjen. Kemi qenë bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje. Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja. Nuk mund të flisja me kolegun, se ishte xheloz"-shprehet ish-gruaja për mediat greke.
Gjithashtu gruaja, e cila ka dy fëmijë me autorin e vrasjes së shqiptares, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa shtoi se ai ishte i fiksuar pas femrave.
Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI