Aktualitet

Vdekja e Saimir Sulës, motra paralajmëron protestë në Bruksel

Saimir Sula vdiq në një spital në Spanjë rreth 4 vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër

E.K
Vdekja e Saimir Sulës, motra paralajmëron protestë në
Motra e Saimir Sules

TIRANË- Motra e Saimir Sulës, shqiptarit që humbi jetën në Spanjë, por trupi i tij u kthye pa zemër në atdhe, vijon që të kërkojë drejtësi. Majlinda Sula, në një protest që ka mbajtur sot përpara Ministrisë së Drejtësisë, hedh dyshime se vëllai i saj ka rënë pre e trafikimit të organeve.

Ajo ka paralajmëruar një tjetër protest në Bruksel në datën 11 Janar, ndërsa shprehet se zemrës së Saimirit që u soll pak muaj më parë në Shqipëri, nuk i është kryer testi i ADN-së.

“Pra zemra që erdhi më pas nga Barcelona në Tiranë është pa test ADN-je dhe kjo është prova kryesore e vrasjes së tij. Zemra është prova kryesore e vrasjes së vëllait tim”, ka deklaruar më tej Majlinda Sula.

Nga ana tjetër, ajo kërkon edhe procesverbalin e marrjes në dorëzim të zemrës, në cilat kushte u mor nga Spanja dhe u soll në Shqipëri.

Saimir Sula, vdiq në një spital në Spanjë në vitin 2020, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër. Që prej asaj kohe ka nisur beteja e motrës së saj me drejtësinë, përfshirë dhe protesta që ajo ka mbajtur në Tiranë dhe Bruksel./ZËRI 

Poll

MOS HUMB