Aktualitet

Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut”, atentat i porositur? Sekuestrohen 13 gëzhoja në vendngjarje, merren në pyetje 20 persona

Në të njëjtën kohë, vijojnë kontrollet në akset dalëse të Sarandë, ku janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve. 

zh.ll
Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut”, atentat i porositur? Sekuestrohen
artan myrtaj

SARANDË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri në Sarandë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.

Gjithashtu, hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve të disa kamerave të sigurisë në qytet, ndërsa për të tjera ende nuk është bërë i mundur aksesimi. Në të njëjtën kohë, vijojnë kontrollet në akset dalëse të Sarandë, ku janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve. 

Sa i përket motivit të ngjarjes, hetuesit po verifikojnë disa pista. Njëra prej tyre është mundësia e një atentati të porositur, të kryer nga vrasës me pagesë. Ndërsa pista tjetër është ajo e një konflikti të mëparshëm, pas ngjarjes së korrikut të kaluar. Megjithatë, deri tani nuk ka ende një motiv të konfirmuar për vrasjen.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se 44-vjeçari i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan me motor dhe qëlluan të paktën dy herë. Myrtaj rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas plagosjes së Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt, 32 dhe 24 vjeç. Plagosja e dyfishtë ndodhi më 17 korrik të 2025, për një pronë në vijën bregdetare të Sarandës. Myrtaj u arrestua për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB