Aktualitet

Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren (VIDEO)

Një automjet tip “BYD” me drejtues një 47-vjeçar, ka goditur një këmbësore rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

zh.ll
Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”.

Një automjet tip “BYD” me drejtues një 47-vjeçar, ka goditur një këmbësore rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB