SARANDË-Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri mes qytetit Artan Myrtaj dhe u plagos, Xhevdet Skëndaj, kalimtar.
Mësohet se 44-vjeçari i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan me motor dhe qëlluan të paktën dy herë. Myrtaj sapo ka pikasur autorët ka tentuar të largohet me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”, por të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në mes të rrugës.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, që sipas raportimee të deritanishme, kanë qenë dy persona me një motor.