ITALI- Më 6 korrik 2026, një erë e fortë që vinte nga një apartament në 'Via Verolengo 185' në Torino i shtyu fqinjët të kontaktonin autoritetet. Brenda, karabinierët zbuluan trupin e dekompozuar të shqiptarit Mikel Rroku, 55 vjeç. Ekzaminimet fillestare mjeko-ligjore zbuluan lëndime të rënda në kafkë, duke sugjeruar një sulm të dhunshëm, raportojnë mediat e huaja.
Tre muaj pas ngjarjes, hetimet kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe partnerit të saj të ri, 52 vjeç. Dy shtetasit italianë dyshohen për përfshirje në vdekjen e 55-vjeçarit, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Sipas prokurorisë, Rroku u vra me çekiç.
Autoritetet po shqyrtojnë me kujdes provat e mbledhura, duke përfshirë dëshmitë e fqinjëve dhe studimet mjeko-ligjore, për të rindërtuar ngjarjen që çoi në vdekjen tragjike të Rrokut./ZËRI