Aktualitet

Çfarë po ndodh në Shkodër? Ministri Demo dhe kryepolici Hita 'zbarkojnë' në terren (VIDEO)

Sipas burimeve, në fokus të diskutimeve kanë qenë problematikat e rendit dhe sigurisë në qark, si dhe lufta kundër kriminalitetit, veçanërisht kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

zh.ll
Çfarë po ndodh në Shkodër? Ministri Demo dhe kryepolici
takimi ne shkoder

SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë zhvilluar këtë të hënë një takim me drejtuesit e strukturave vendore të Policisë në Shkodër.

Sipas burimeve, në fokus të diskutimeve kanë qenë problematikat e rendit dhe sigurisë në qark, si dhe lufta kundër kriminalitetit, veçanërisht kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që takimet në Shkodër të shoqërohen edhe me ndryshime në nivelet drejtuese të Policisë së Qarkut.

Po sipas burimeve, pas takimit me strukturat e policisë, ministri Demo pritet të zhvillojë një takim edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci./ZËRI

Poll

MOS HUMB