Aktualitet

Vrasja e Kasmit, mediat italiane: Autori kishte frikë se do ta rrëmbenin, viktima dhe grupi i tij lanë makinën ndezur

Mikel Zaka kishte deklaruar më herët për policinë se ai kishte debatuar me 27-vjeçarin për një vajzë, por ky motiv nuk e ka bindur prokurorinë

E.K
Vrasja e Kasmit, mediat italiane: Autori kishte frikë se do ta
Kasem Kasmi dhe Mikel Zaka

TIRANË- Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi mes shqiptarëve, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Kasem Kasmi dhe u plagosën tre të tjerë.

Autori 23-vjeçari, Mikel Zaka kishte deklaruar më herët për policinë se ai kishte debatuar me 27-vjeçarin për një vajzë, por ky motiv nuk e ka bindur prokurorinë, dhe ata po hetojnë në lidhje me pista të tjera, ku më kryesorja është ajo për trafikun e drogës.

Il Mesagero shkruan se autori kishte frikë se mos rrëmbehej, pasi ndryshe nuk do të shpjegohej se pse ai do të qëllonte me breshëri arme, në një lokal që ishte plot me njerëz.

Ndër të tjera media italiane sjell në vëmendje edhe një tjetër detaj, që lidhet me mjetin e viktimës.

Viktima, vëllai dhe dy miqtë e tij mbërritën afër lokalit me një makinë "Lancia Ypsilon" të bardhë, dhe e lanë atë të ndezur në karrexhatë në rrugën Aldo Moro.

Arsyeja e vetme e besueshme është se ata donin ta linin gati automjetin për një rrëmbim të mundshëm.

Megjithatë, ata nuk dyshonin se 23-vjeçari ishte i armatosur, dhe do të qëllonte ndaj tyre.

Arma me të cilën vrasësi qëlloi viktimën, aktualisht nuk gjendet askund dhe për këtë arsye zhytësit e zjarrfikësve po skanojnë shtratin e lumit Cosa. Mendohet se gjatë arratisjes Mikeal Zaka e hodhi armën në lumë, ndërkohë që autoritetet italiane i tremben një zinxhiri hakmarrjesh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB