Aktualitet

Përplasja e bandave shqiptare në Itali/ Mikea Zeka tregon ku ka fshehur armën, frikë për HAKMARRJE

Mikea Zeka pranoi se armën e krimit e kishte hedhur pranë urës mbi lumin Cosa në via Verdi. 

f.t
Përplasja e bandave shqiptare në Itali/ Mikea Zeka tregon ku ka
Kasem Kasemi dhe Mikea Zeka

ITALI- Hetimet vijojnë për vrasjen e shqiptarit në Itali, Kasem Kasemi. Që nga mëngjesi i sotëm policia dhe zjarrfikësit janë vënë në kërkim të armës së vrasjes, një armë e kalibrit 22 nga e cila u qëllua shtatë herë në drejtim të Kasem Kasemit. Zeka në dëshminë e tij pranoi se e kishte hedhur armën e krimit pranë urës mbi lumin Cosa në via Verdi, raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë, alarm maksimal është ngritur nga frika për hakmarrje mes familjeve shqiptare të përfshira në të shtënat në mbrëmjen e së shtunës. Shefi i komisariatit të policisë, Domenico Condello, ka urdhëruar shtimin e vëzhgimit për të shmangur çdo ngjarje të  mundshme.

SI NDODHI NGJARJA?

Mikea Zaka ishte në ‘Shake Bar’ në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij, Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debate, ku më pas Zaka ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me 6 plumba, të gjithë në shenjë. Njëri plumb e goditi Kasemin në qafë. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Karabinierët kanë arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zaka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojtje. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentative.

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23- vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë. Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostitucionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB