
FIER- Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier, ngjarje që tronditi vendin mesditën e sotme. Sipas gazetarit Fatjon Gjini i cili ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në "Open" News24, konflikti mes të rinjve ka nisur për shkak të një "like" në postimin e një vajze në rrjete sociale. Gjini ndër të tjera shprehet se 19-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes.
“Edhe kjo ngjarje ka si motiv njohjen e përbashkët të dy adoleshentëve me një vajzë dhe mendohet se konflikti ka nisur për shkak të “Like”-ve në rrjetet sociale. Ka qenë çështje flirtimi në rrjetet sociale. Është një nxënës me rezultate shumë të mira. I takon një familje të njohur në qytet dhe me shumë respekt në zonën ku banon. Është djalë i vetëm i dy motrave binjake. Sot është atje ku është ndoshta dhe ndodhej në vendin e gabuar. Në Fier, krimi po ringjallet”, tha ai.