Aktualitet

Ndodh në Angli! Shqiptari kthen ish-redaksinë e gazetës në shtëpi bari

Dino Marku u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 paund. 

f.t
Ndodh në Angli! Shqiptari kthen ish-redaksinë e gazetës në
FOTO ILUSTRUESE

ANGLI- Rasti i një shqiptari, i cili kishte kthyer redaksinë e gazetës në shtëpi bari, është zbuluar në Angli, shkruajnë mediat e huaja. Dino Marku u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 paund. 

Dino Marku, 39 vjeç, i ishte premtuar 10,000 paund për të vepruar si kopshtar i fabrikës së kanabisit në ish-zyrat e 'County Times' në një rrugicë në Broad Street të Welshpool.

Gjykatësi Timothy Petts vendosi ta burgosë Dino Markun me 18 muaj, e teksa shtoi se pritet të deportohet në Shqipëri. Ai pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e drogës pas një bastisjeje të policisë në janar./ZËRI

Poll

MOS HUMB