Aktualitet

Biznesmeni shqiptar ngacmon seksualisht punëtoren greke, bie në prangat e policisë

E reja është larguar nga ferma ku punonte në Selanik dhe shqiptari ka rënë në prangat e Policisë.

f.t
Biznesmeni shqiptar ngacmon seksualisht punëtoren greke, bie në
foto ilustruese

GREQI- Një vajzë 22-vjeçare greke ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale nga pronari shqiptar 48-vjeçar, Vasil Kopani. E reja është larguar nga ferma ku punonte në Selanik dhe shqiptari ka rënë në prangat e Policisë, raportojnë mediat greke.

E reja ka denoncuar në Polici se 48-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka fikur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë dhe e ka ngacmuar jo një por dy herë, një herë teksa ka qenë në kalë dhe një herë kur ka zbritur nga kali.

Shqiptari u dërgua në prokurori dhe u referua për t’u gjykuar në procedurë të pavarur në Gjykatën e Kundërvajtjes Njëanëtare të Selanikut./ZËRI

Poll

MOS HUMB