Aktualitet

U vra me thikë pas sherrit në Fier/ DETAJE: Viktima nuk ka qenë objektivi

Mësohet se 19-vjeçari, i cili ka humbur jetën ka dashur të ndajë sherrin mes personave dhe nuk ka qenë burimi i konfliktit.

f.t
U vra me thikë pas sherrit në Fier/ DETAJE: Viktima nuk ka qenë
Grei Bihuci

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier, ku si pasojë e një sherri në rrejete sociale mbeti i vrarë me thikë 19-vjeçari Grei Bihuci. Ndryshe nga si u raportua ku viktima ishte në konflikt me autorin Florjan Muka, mësohet se në fakt Grei ka dashur të ndajë sherrin mes personave dhe nuk ka qenë burimi i konfliktit. Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në “Open” në News 24, tha se për krimin fajtor është edhe vetë shoqëria ndërsa konflikti ka nisur tre muaj më parë.

“Viktima ka dashur të ndajë sherrin mes personave dhe nuk ka qenë burimi i konfliktit. Autori dhe shoku i viktimës kanë pasur një konflikt tre muaj më parë, para dhjetë ditësh kanë treguar thikat. Kanë pasur një konflikt një ditë më parë, më pas ka agravuar konflikti sot dhe ka përfunduar me një vrasje të një personi që nuk ka pasur lidhje. Në momentin që policia ka kryer arrestimet, ka rezultuar se vetëm viktima ka qenë nxënës i shkollës, ndërsa autorët e kanë braktisur shkollën. Në rastin konkret ka shumë institucione që duhet të përgjigjen për ngjarjen, kemi shkollën, familjen dhe shoqërinë. Ka tre muaj që ka një konflikt midis adoleshentëve dhe askush nuk ka ndërhyrë. Thika ka qenë me vete për të kryer një veprim kriminal dhe kemi të bëjmë vërtetë motiv të dobët, por me paramendim. Kjo duhet të vërë në alarm për shoqërinë dhe policia të ushtrojë më shumë kontrolle. Problemet me thika i kanë shumë shtete, por policia duhet të reagojë më shpejt”, tha Beci.

Grei u godit për vdekje me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ka qenë pjesë e konfliktit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB