Aktualitet

Vidhte monopatina dhe motomjete, pamjet nxjerrin zbuluar të riun në Tiranë, arrestohet

I riu shihet në pamje teksa kryen vjedhjet i pashqetësuar fare

E.K
Vidhte monopatina dhe motomjete, pamjet nxjerrin zbuluar të riun në
I riu duke vjedhur monopatin

TIRANË- Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi përmes pamjeve filmike është dokumentuar se ka qenë autor i vjedhjes së dy monopatinave dhe një motomjeti në Tiranë. Kanë qenë denoncimet e pronarëve të këtyre mjeteve, dhe kqyrja e kamerave të sigurisë që kanë çuar në pranga të riun.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Mono 3”, për zbardhjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.              

Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes të monopatinave dhe 1 rast i vjedhjes së një motomjeti.   

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Mono 3”.    

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur.      

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB