
TIRANË- Veriu i Shqipërisë vijon të dominohet nga një mot i ashpër me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta. Më konkretisht, aksi “Bogë-Theth” është përfshirë nga reshjet e borës në lartësi mbi 1200 metra. Reshjet e borës kanë nisur edhe në aksin “Tamarë-Vermosh”. Edhe në lartësinë mbi 1400 m, konkretisht në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë ka gjithashtu prezencë të reshjeve të dëborës.
Në aksin Shtyllë-Panarit janë regjistruar reshje të lehta dëbore këtë mëngjes, ndërsa trashësia ka shkuar deri në 2 cm. I gjithë qarku i Korçës nga ana tjetër është përfshirë nga reshjet e shiut. Ndërsa në zonat më të ulëta për shkak të reshjeve ka rënie gurësh dhe inertesh. Deri më tani nuk raportohen probleme në rrugë.