Aktualitet

Vranë 19-vjeçarin për një 'like'/ Në pranga 2 kushërinjtë, çfarë u gjet në vendngjarje (EMRAT)

19-vjeçari u qëllua me thikë nga Florjan Muka 18 vjeç dhe Klajdi Muka, 17 vjeç në qendër të Fierit, të cilët janë kushërinj të parë.

f.t
Vranë 19-vjeçarin për një 'like'/ Në pranga
Grei Bihuci

FIER- Një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë me thikë 19-vjeçari, Grei Bihuci policia ka arrestuar edhe autorin e dytë të krimit. Në pranga ka rënë një 17-vjeçar, Klajdi Muka si bashkëpunëtor. 19-vjeçari u qëllua me thikë nga Florjan Muka 18 vjeç dhe Klajdi Muka, 17 vjeç në qendër të Fierit, të cilët janë kushërinj të parë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Raportohet se sherri ka qenë mes dy kushërinjve me 20-vjeçarit Olsi Serjanin, i cili ka mbetur i plagosur. Grei Bihuci është vrarë askdientalisht, pasi është futur për të ndarë sherrin mes dy kushërinjve dhe 20-vjeçarit Olsi Serjani, të cilin i riu e kishte shok.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Grei Bihuci u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Një versjon tjetër është se sherri ka nisur për thikën, me të cilën u vra 19-vjeçari. Autori 18-vjeçar u arrestua pas ngjarjes dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje. Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, mbeti i plagosur gjithashtu dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB