Aktualitet

Thika jashtë klubit të natës! Tjetër sherr mes shqiptarëve në Itali, 25-vjeçari përfundon në koma

Sapo e kanë parë njëri-tjetrin në një klub nate kanë nisur që të debatojnë, por miqtë ndërhynë për t'i nxjerrë jashtë që të sqaroheshin.

k.m.
Thika jashtë klubit të natës! Tjetër sherr mes
Foto ilustruese

ITALI- Një tjetër sherr mes shqiptarësh është shënuar në Itali, ku një 23-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë bashkëkombasin e tij. Por në fakt konfliktin e ka pasur me shokun e të plagosurit. Sipas mediave të huaja, i plagosuri ndodhej në një dhomë me dy shokë, një bashkëmoshatar dhe një 20-vjeçar. Ky i fundit do të kishte pasur disa çështje pezull me agresorin, të cilat ende nuk dihen. Sapo e kanë parë njëri-tjetrin në një klub nate kanë nisur që të debatojnë, por miqtë ndërhynë për t'i nxjerrë jashtë që të sqaroheshin.

Dëshmitarët treguan se kur dy grupet dolën jashtë, agresori në shoqërinë e një shoku të tij, u largua me një makinë dhe më pas u kthye me thikë. Në atë moment një nga miqtë e 20-vjeçarit i kishte dhënë një shuplakë 23-vjeçarit, duke e kërcënuar se do të merrnin në telefon Policinë. Pikërisht aty ndodhi dhe plagosja. 25-vjeçari nga Shqipëria, i paidentifikuar, mori një goditje me thikë mes mëlçisë dhe mushkërisë dhe një goditje në kokë në momentin kur ra në tokë. 

Si pasojë, ndodhet i shtruar në spitalin e Perugias, në gjendje kome farmakologjike, por nuk është në rrezik për jetën. Sipas mjekëve, ai e ka kaluar fazën kritike dhe pezullimi i barnave mund të fillojë që nga nesër dhe brenda javës mund të japë dëshminë e tij para prokurorit. Ndërkohë që i plagosuri ishte ën spital, karabinierët gjurmuan dhe ndaluan 23-vjeçarin shqiptar banues në Sansepolcro, i cili thuhet se tha se e gjitha kishte ndodhur për vetëmbrojtje pasi edhe kundërshtarët e tij ishin të armatosur. Kjo teori u vërtetua pasi në vendin e ngjarjes u gjet edhe një thikë e dytë, pa shenja gjaku. 

Deri më tani asnjë prej të dyve nuk jep detaje për motivin e përplasjes, por Policia ka një teori. Në shtëpinë e 23-vjeçarit që plagosi shqiptarin u gjetën 750 gr kanabis, ndaj edhe ka dyshime se sherri ka nisur për dozat e papaguara të lëndës narkotike. Megjithatë hetimet do të zbulojnë gjithë dinamikën e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB