Aktualitet

Gjykata e Lartë vendos sot, a do e marrë SPAK-u dosjen e 21 janarit?

Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 13:00 me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

f.t
Gjykata e Lartë vendos sot, a do e marrë SPAK-u dosjen e 21 janarit?
viktimat e 21 janarit

TIRANË- Sot në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK. Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 13:00 me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Në seancë do të jenë të pranishëm edhe palët e të familjes Nikës dhe të përfaqësuesve të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme.

Pritet që Gjykata e Lartë, me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

Ndërkohë një ditë më parë familjarët e të ndjerit Aleks Nika i kanë paraqitur një letër Gjykatë së Lartë. Bashkëshorjta dhe familjarët në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë kërkojnë të kryhen hetime nga SPAK për përmbajtjen e një kasete që posedojnë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011. 

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB