Aktualitet

‘Në vendin dhe kohën e gabuar’, kolegët homazhe për Grein: Ishe vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar të riun si një nga djemtë më me vlera të stafit

E.K
‘Në vendin dhe kohën e gabuar’, kolegët homazhe
Homazhet

FIER- Kolegët e pastiçerisë ku punonte Grei Bihuci, kanë kryer homazhe paraditen e sotme në vendin ku i riu u vra me thikë. Të përlotur dhe të pafjalë nga kjo humbje e madhe, kolegët shprehen se Bihuci ishte një djalë që nuk shkaktonte probleme në punë, dhe shumë i respektueshëm.

“Grei ndodhej në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Nuk ishte djalë që krijonte asnjëherë probleme”, u shpreh menaxheri i pastiçerisë ku punonte i riu, ndërsa kolegët e tij u shprehën: Grei ishte vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë në stafin tonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne". 

Grei Bihuci, mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muça. Familja e tij ka hapur sot dyert e mortit, ndërkohë që tronditja është e madhe. Dyshohet se i riu nuk ka qenë pjesë e sherrit dhe është futur për të ndarë konfliktin që shoku i tij kishte me autorin e vrasjes. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë një sherr që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Florjan Mukës dhe të riut tjetër, shtetasit me inicialet K. M., 17 vjeç, i cili e shoqëroi në konfliktin e djeshëm. Të rinjtë u dërguan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në dëshminë dhënë para autoriteteve, Muka tha se: “Nuk doja ta vrisja, por thjesht u bë rrëmujë dhe nuk mora vesh çfarë bëra.”

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB