
TIRANË- Gjykata e Lartë po shqyrton sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK, dhe jo Gjykatës së Tiranës. Kjo çështje po gjykohet nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Avokati i familjes së Aleks Nikës, Idajet Beqiri, tha se kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK. Pas kallëzimit nga avokati i familjes Nika, një përplasje është zhvilluar mes Gjyqtarit dhe Prokurorit të SPAK, në lidhje me hetimin mbi kasetën e regjistruar ditën e ngjarjes.
“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë nga ana juaj qe kjo çështje të këtij gjykimi të vendoset kalimi pranë SPAK, sepse ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe ka përdorur mjete ekstra proceduriale që nuk bazohen në kodin e provedurës penale. I kemi me shkrim janë dhjetë faqe, po flas në mënyrë të përmbledhur. Kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK dhe jo të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm. Si viktimë krimi paraqiten rrethanat dhe me emër e mbiemër. Ne nuk prisnim mos kompetencë që u miratua dhe nga gjykata. Ligjvënësi ka caktuar disa mënyra si konflikt kopetencash, mos fillim apo pushim çështjeje. Dhe nga pikëpamja lëndore kjo çështje i përket SPAK.
SPAK ka bërë rolin e një të padituri. Ne themi me kallëzim konkret, kemi dhënë provat dhe nuk mund të thuash me një shkresë përcjellëse që po dolën gjatë hetimit tek e Tiranës na takon neve. Po të qëndrojmë tek Gjykata e Strasburgut thotë që është krim shtetëror dhe krimin shtetëror nuk e kryen gardisti”, tha Idajet Beqiri, avokati i Rajmonda Nikës, të vesë së të ndjerit.
Gjyqtari Binaj: Cila është dispozita lidhur me regjistrimin e njoftimit për veprën penale? Prokurori ka dy mjete, në momentin që konstaton se ky njoftim për këtë veper penale ka cilësi të njoftimit për vepër penale, e regjistron. Nëse jo, e sposton nuk e regjistron. Ke detyrimin qe para një kallëzimi t’i përgjigjesh. Ka rekuizita ky njoftim?
Alfred Shehu: Në Kodin e Procedurës penale nuk parashikohet në asnjë rast moskompetenca në lidhje me kallëzimet penale. Në SPAK ky kallëzim nuk është regjistruar.
Gjyqtari Binaj: Nuk fola për regjistrimin të çështjes penale. (Ngre tonet e zerit)
Gjyqtari Binaj: Po ju kërkoj arsye, ku e bazoni? Kallëzimi është stimul për ty si prokuror për të regjistruar veper penale. Nuk ka asnje problem të hetojne disa prokurori njëherësh
Idajet Beqiri: Dëgjuam prokurorin, jam i shqetësuar për një qëndrim të tillë ku ato që thonë vetë atë nuk zbatojnë vetë. Në shkresën e prokurorit thotë se shtetasit kanë dërguar në SPAK kallëzim penal që është regjistruar më 16 shkurt 2023. E thonë këta vetë që e kanë regjistruar. Unë ta bëj kallëzimin me emra konkret dhe ti mi heq emrat kur thua se “nëse në hetimin e prokurorisë së Tiranës do dalin subjekte të miat”, po i ke emrat aty por nuk i sheh pse duhet të presësh të dalin?”
/ZËRI