Aktualitet

21 janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Vrasje me urdhër nga lart! Strasburgu ktheu shpresën për drejtësi

Po ashtu nuk munguan akuzat, ku deklaroi se vrasja e nipit të tij është bërë me urdhër nga lart.

E.K
21 janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Vrasje me urdhër nga lart!
Mark Nika

TIRANË- Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga Garda e Republikës para Kryeministrisë gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2013 ka mbajtur një fjalim në Kryeministri. Gjatë fjalës së tij, para familjarëve të tre viktimave të tjerë, Nika u shpreh se ka ardhur koha që 21 janari të flasë me gjiuhën e ligjit dhe drejtësisë. Po ashtu nuk munguan akuzat, ku deklaroi se vrasja e nipit të tij është bërë me urdhër nga lart.

Mark Nika: Bashkë më dëshpërimin të vrasjes së pazbardhur të Aleksit, ky përvjetor i 13 vjen me një lajm të mirë, vendimi i Strasburgut, i nëntorit të vitit të kaluar, që pohon pretendimet tona. Më shumë se kaq vendimi i kësaj gjykatë demaskon hetimin farsë. Në emër të familjes Nika i shpreh falënderimet më të thella Strasburgut, na ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen. Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve lindi i zbardhur, para kamerave. Ata ishin protestues paqësor, u vranë kur protesta po shpërndahej larg hyrjes së kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte. Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare.  

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB