Aktualitet

Kishte pasion udhëtimet dhe makinat, mediat italiane për vrasjen e Kasmit: Pistat ku po hetohet

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria

E.K
Kishte pasion udhëtimet dhe makinat, mediat italiane për vrasjen e
Autori dhe viktima

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja që ndodhi në Frosinone në Itali, ku viktimë mbeti 27-vjeçari shqiptar Kasem Kasmi, ndërsa autor ishte bashkëkombasi i tij, Mikea Zaka. Mediat italiane e përshkruajnë viktimën si një person që i pëlqenin makinat luksoze, udhëtimet, si dhe kishte pasion detin.  

Kasmi, i cili mbeti i vdekur gjatë përplasjes me armë në ambientet e lokalit, njihej dhe me emrin Carletto. Sipas dëshmive të miqve të tij, Kasmi lëvizte vazhdimisht mes Frosinone-s dhe Romës. Në profilin e tij në rrjetet sociale, janë dokumentuar momentet e fundit të jetës, siç ishte një udhëtim në Pizë apo një ditë e kaluar me jaht në det. Ndërkohë që një prej pasioneve më të mëdha të Kasmit kanë qenë makinat dhe motorët. Trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë, përpara se t’i jepet leja për varrim.

SI NDODHI NGJARJA?

Mikea Zaka ishte në ‘Shake Bar’ në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij, Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debate, ku më pas Zaka ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me 6 plumba, të gjithë në shenjë. Njëri plumb e goditi Kasemin në qafë. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Karabinierët kanë arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zaka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojtje. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentative.

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23- vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë. Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishin mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me rruga ‘Aldo Moro’, atë të Shake Bar. Nisur nga dëshmitë, një tjetër pistë po hetohet për përplasjen dhe ka të bëjë me sherr për një vajzë që kishte lidhje me Kasmin dhe më pas me Zakën, por këto janë të dhëna që policia i ka marrë në konsideratë nga dëshmi të personave që kanë njohje me dy grupet e të rinjve shqiptarë që tronditën Italinë me atë skenë krimi në sy të dhjetëra klientëve të një lokali. /ZËRI

Poll

MOS HUMB