Aktualitet

U mbajt 7 orë në SPAK, Qyno zbulon arsyen: Më morën telefonat dhe kontrolluan shtëpinë

Gazetari Elton Qyno u mbajt dje për 7 orë në SPAK, ndërsa rasti nxiti një reagim në publik, se deri ku mund të cënohet liria e një gazetari për të raportuar

E.K
U mbajt 7 orë në SPAK, Qyno zbulon arsyen: Më morën
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno, i cili u mbajt dje për rreth 7 orë në ambientet e SPAK, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë veprim të Prokurorisë së Posaçme.

Në një lidhje për emisionin “Wake Up”, Qyno tha se SPAK ka nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor në dosjen e SPAK ‘Plumbi i Artë’, ku janë zbuluar një seri ngjarjesh të rënda kriminale, në sajë të dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Sipas Qynos atij i është kërkuar me ngulm që të tregojë burimin, gjë që për një gazetar padiskutim cilësohet e shenjtë. Qyno u shpreh se ai ka qenë bashkëpunues me prokurorin, e megjithatë me urdhër të Gjykatës atij i janë sekuestuar telefonat, si dhe i është kontrolluar banesa dhe ambientet e punës në Ora News.

‘’Bëhet fjalë për materiale të dosjes Plumbi i Artë. Unë jam treguar bashkëpunues për të dorëzuar çdo gjë që më është kërkuar. Këto materiale nuk i kam vetëm unë. Unë u bëra sebepi për të qëndruar 7 orë në SPAK, ishte një gjë e tepruar, aq më shumë që unë jam treguar bashkëpunues.

E kërkoj mbështetjen e kolegëve, sepse sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhi një kolege tjetër, që është marrë gjithë jetën me kronikën. SPAK e ka precedentin, që më morën mua telefonat dhe më kontrolluan shtëpinë me vendim gjykate”, u shpreh Qyno. Ai tha se urdhëri i dhënë nga SPAK dhe i miratuar më pas nga GJKKO, hap një precedent të rrezikshëm për të gjithë gazetarët e kronikës në Shqipëri.

/ZËRI  

Poll

MOS HUMB