Aktualitet

Digjet banesa në Lushnje, humb jetën kryefamiljari

82-vjeçari Koli Koçi, banor i fshatit Bubullimë të Lushnjës, ka humbur jetën gjatë natës

E.K
Digjet banesa në Lushnje, humb jetën kryefamiljari
Banesa e djegur

LUSHNJE- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnje, ku një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës dhe për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar.

Sipas fqinjëve të viktimës, çifti i moshuar i bashkëshortëve jetonin vetëm prej vitesh dhe nuk kishin mundësi ekonomike as për tu ushqyer.

“Unë pash flakë në orën 2:30-3:00. Jetonin të dy vetëm prej vitesh. Ishte djegur dhoma e tyre. Të shoqen e tij e kishte kapur trau. E kemi tërhequr ne nga trau. Zjarri ka rënë nga korrenti. Ata nuk kishin asgjë, edhe për të veshur unë u jepja rrobat e mia.”

Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e drunjve që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB