Politikë

Qyno në SPAK, Berisha: Të rrëmbesh një gazetar është akt kriminal terrorist

f.t
Qyno në SPAK, Berisha: Të rrëmbesh një gazetar
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse është i përjashtuar nga seancat plenare, ka shkuar sot në Kuvend.

Në një deklaratë për gazetarët Berisha përveç përjashtimit të deputetëve të opozitës nga seanca në Kuvend ka folur edhe për gazetarin Elton Qynon, i cili u mbajt në SPAK.

"Dosja Dumani e shitur, arrestojnë gazetarë të cilët kurrë nuk duhet të deklarojnë burimin. Të rrëmbesh një gazetar se ka publikuar dokumenta është akt kriminal terrorist,"-u shpreh Berisha.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno prej orës 11:00 të paradites së djeshme dhe deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së sotme ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Poll

MOS HUMB