Aktualitet

U gjet i dhunuar në rrugë, përkeqësohet gjendja e 42-vjeçarit, futet në intubim te Trauma

42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit pasi gjendja e tij është kritike për jetën

E.K
U gjet i dhunuar në rrugë, përkeqësohet gjendja e
Rigels kaso

TIRANË- Është përkeqësuar gjendja e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso, i cili u gjet i dhunuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se 42-vjeçari është përkeqësuar dhe është futur në intubim në spitalin e Traumës. 42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup. Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se autor i ngjarjes është vetëm një person.

42-vjeçari është dhunuar në rrugë nga një person, ndërsa policia është shumë pranë identifikimit të tij.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB